Tuesday, December 10, 2024

I pranishëm në inagurim/ Rihapja e “Notre Dame”, Rama: Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ceremonia për hapjen e katedrales “Notre Dame” në Paris.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin e katedrales.

“Paris – Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama në Facebook.

Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë mbi 40 liderë botërorë. Në fjalën e tij, Emmanuel Macron deklaroi se rihapja e katedrales u bë me kontribut nga e gjithë bota.

Sipas tij, kjo tregon mesazh shprese dhe shtoi se kombet duhet të jenë solidarë në situata të vështira.

“Notre-Dame” inaugurohet pas 5 vitesh punë të rëndësishme rindërtimi dhe restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë