Saturday, September 7, 2024

“I detyrohemi diasporës”, Rama: Të fuqizojmë përpjekjen se mund t’i ngremë shqiptarët aty ku nuk kanë qenë ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se asnjë vend nuk i detyrohet Diasporës, sa i detyrohet Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Tretë të Diaporës në Tiranë, Rama u shpreh se duhet fuqizuar përpjekja dhe besimi se me Diasporën, mund të ngremë Shqipërinë dhe shqiptarët, aty ku nuk kanë qenë ndonjëherë.

“Sa janë këto histori dhe sa ka ndryshuar jeta e gjithë atyre shqiptarëve që në vitin 1990 u larguan dhe u përballën me vështirësi të jashtëzakonshme dhe me vulë në ballë si njerëz të padëshiruar. Mësimi është, sa shumë mund të bëjmë kur jemi gati ta ndjekim ëndrrën tonë, dhe ta kuptojmë se nëse vendet tona ku ne kemi fuqinë shtetërore apo shtetbërëse, nuk kanë arritur për shumë e shumë kohë aty ku duhet të ishin sot, ka të bëjë me aftësinë tonë, se çfarë jemi në gjendje ta bëjmë indivualisht, ta bëjmë edhe kolektivisht. Lidhja me Diasporën fuqizimi i kësaj lidhje është rruga për të fuqizuar përpjekjen e përbashkët dhe besimit se Shqipërinë e shqiptarët mund t’i ngremë aty ku nuk kanë qenë ndonjëherë.

A e dini se kush e ka bërë përpjekjen e parë për një strategji për diaporën në vitin 2000? E ka bërë Mark Gjonaj. Do vinte viti ogur mirë i Skënderbeut kur organizuam edhe samitin e parë të Diasporës, për të pasur strategji që u zhvillua dhe plotësua si një dokument gjithëpërfshirës në aktivizimin e kësaj që ka ende shumë për t’i dhënë këtij vendi.

Është shumë e rëndësishme që në këtë pikë të funksionojmë si mekanizma që kanë një qëllim dhe kryejnë një funksion. 8 vjet janë shumë pak për të ndërtuar këtë urë, por e mjaftueshme për të gjykuar sesa shumë potencial ka ky investim dhe se çfarë fuqie e paimagjinueshme që mund të çlirohet më tutje nëse ecim së bashku në këtë drejtim. Asnjë vend nuk i detyrohet diaporës, sa i detyrohet Shqipëria. Unë besoj në dritën ogur mirë të 11 vjetorit të paavrësisë, jo vetëm kushtet, por edhe dëshirat janë të pjekura. Unë besoj se 10 vite më parë, nuk do ishim në gjendje të themi atë që sot e themi me plot gojën, shqiptarët kanë arsye për të kërkuar shumë më tepër, por ama, si sot, shqiptarët nuk kanë qenë kurrë asnjëherë më parë’, theksoi Rama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë