Saturday, July 27, 2024

Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë të enjten se Marrëveshja e Ohrit “nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja e Ohrit, e cila u arrit vitin e kaluar, parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe që palët ta respektojnë reciprokisht integritetin territorial dhe sovranitetin e njëra-tjetrës, shkruan REL.

Hill tha se Serbia e ka përmbushur “një pjesë të mirë” të asaj marrëveshjeje dhe se gjëja më e rëndësishme që ka mbetur është gjetja e mënyrës që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se “kuptimi i Marrëveshjes së Ohrit është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Që njerëzit duke kaluar nëpër pikat kufitare nuk mendojnë për politikë, por për rritjen e cilësisë së jetës së tyre”, shtoi ai.

Ambasadori amerikan po ashtu ka theksuar se Serbia ka të drejtë për një Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë