Friday, October 18, 2024

Hamasi fajëson Izraelin dhe SHBA për rifillimin e luftimeve: Kërkojnë gjakderdhje

Një zëdhënës i lartë i Hamasit ka fajësuar Izraelin dhe SHBA për rifillimin e luftimeve në Gaza, duke thënë se kishin dëshirë për të rifilluar gjakderdhjen.

“Ne fajësojmë dy palët për dështimin, palën izraelite dhe atë amerikane”, tha Osama Hamdan, shkruan Sky News.

“Ishte e qartë dje se pala izraelite dëshiron t’i kthehet luftimeve pasi disa ide u parashtruan nga ndërmjetësit dhe ne pranuam tre prej tyre, dhe pavarësisht kësaj pala izraelite tha ‘jo, jo, jo’ çdo herë.”, shtoi ai.

Hamdan akuzoi Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, se “i dha dritën jeshile” rifillimit të armiqësive kur u takua dje me Benjamin Netanyahu.

“Prandaj kishte një qëllim të fshehur për izraelitët që u shoqërua me një dritë jeshile amerikane dhe pala izraelite rifilloi bombardimin e Gazës këtë mëngjes”, deklaroi Hamdan.

Ai theksoi se Katari dhe Egjipti i kishin thënë se dëshironin të vazhdonin ndërmjetësimin dhe se Hamasi ishte i gatshëm të kthehej në tryezën e bisedimeve për bisedime serioze.

“Ne besojmë se pala e Katarit do të vazhdojë komunikimet e saj dhe ne do të jemi të gatshëm të angazhohemi me ta nëse izraelitët përgjigjen dhe ndalojnë agresionin,” tha ai./abcnews.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë