Monday, November 25, 2024

Gjykata njohu Kuvendin e PD të 11 Dhjetorit, Alibeaj: Do ta ankimojmë

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar skandaloz vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri që ka njohur ligjërisht Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 të Komisionit të Rithemelimit.

Në një komunikim për mediat, Alibeaj tha se gjyqtari ka konflikt interesi, ndërkohë që për Kuvendin e 18 Dhjetorit 2021 që thirri Lulzim Basha çështja është në Apel dhe pritet vendim. E për këtë arsye, tha Alibeaj, gjyqtari që njohu Komisionin e Rithemelimit nuk ka dosje për të shqyrtuar pasi çështja është në Apel dhe sipas tij nuk janë thirrur palë në këtë proces.

“Jemi njohur tani nga mediat me vendimin që ka marrë gjykata. Me njohuritë e media juridike, për mua është një vendim në nivelin skandalit. Gjyqtari vetë pak kohë më parë ka deklaruar njohjet  veta, anësinë e vetë në këtë proces gjyqësor. Pavarësisht kësaj gjyqtari ka marrë në shqyrtim çështjen.

PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 Dhjetor. Është i fundit kuvend që PD ka realizuar. Çështja është në apel bashkë me të gjithë dosjen. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje, ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë. Vendimi i sotëm është vendim ndaj të cilit ne do të ushtrojmë ankim”.

Enkelejd Alibeaj deklaroi se ka autorizuar për të bërë kallëzim penal për gjyqtarin Zhukri për akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë