Saturday, September 7, 2024

Gjykata e Lartë bëhet me 11 anëtarë/ Meta dekreton Gentian Medjan

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Gentian Medjas si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë. Në një njoftim për shtyp presidenca ka njoftuar se Meta ka administruar propozimin e KLGJ më datë 2 Mars dhe pasi ka shqyrtuar të gjitha pikat e tij ka vendosur ta dekretojë atë në këtë pozicion. Bashkë me të Gjykata e Lartë nga sot bëhet me 11 gjyqtarë nga 19 që duhet të ketë në total.

Në njoftim thuhet se kreu i Shtetit shpreh rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e KLGJ duke iu referuar atyre që i quan vonesa të pajustifikuara për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore.

Duke iu referuar rastit konkret presidenca thotë se ndjekja e procedurave të ngritjes në detyrë ka zgjatur dy vjet. “Presidenti i Republikës, pavarësisht këtij dekretimi, shpreh rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi vonesat e pajustifikuara të krijuara në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë