Thursday, November 21, 2024

Gjermania paralajmëron sanksione për Iranin pas protestave masive

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka bërë thirrje për veprim kundër zyrtarëve që janë përgjegjës për shtypjen e dhunshme të protestave në Iran.

Baerbock tha se Gjermania do të sigurojë që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione, shkruan BBC.

Sipas ministres, ata që rrahin gratë dhe vajzat në rrugë, po qëndrojnë në anën e gabuar të historisë.

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të vendosin për sanksionet më 17 tetor.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka thënë të shtunën se studentët e shtetit nuk do të lejojnë që ëndrrat e rreme të armikut të bëhen realitet.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa protestat në Iran – pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini – kanë hyrë në javën e katërt.

Amini vdiq më 16 shtator, pas arrestimit nga policia për moral, në Teheran, me akuzën se nuk e ka vendosur si duhet hixhabin.

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë rezultuar me disa persona të vdekur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë