Një grua e pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm pranë lumit Vjosa.
Policia mori informacion me anë të një telefonate se një trup i pajetë ndodhet pranë vendit ‘Ish-parku’ në hyrje të qytetit të Përmetit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 09:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e qyajtur “Ish Parku”, në lumin Vjosa është gjetur e pajetë, në dukje pa shenja dhune, shtetasia R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.