Thursday, November 21, 2024

Gjenden dy automjete të djegura në shtratin e lumit Mat, dyshohet se u përkasin autorëve të atentatit në Kurbin

Dy automjete janë gjendur të djegura në shtratin e lumit Mat. Dyshohet se këto automjete janë të autorëve të antentatit të Gurëz të Kurbinit, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Atentati ndodhi të shtunën e 10 shkurtit, në një firmë inertesh, ku disa persona qëlluan me breshëri, duke lënë të vdekur ekonomistin 70-vjeçar Selman Mihana dhe të plagosur pronarin, Ardian Gjeloshi, 52-vjeç.

Katër kanë qenë autorët të cilët kanë mundur të hyjnë brenda rrethimit të firmës së inerteve dhe kanë pritur Ardian Gjeloshin, i cili, sipas policisë ishte shënjestra e atentatit. Ata kanë qenë në një automjet të cilën e kanë ndaluar te porta e firmës dhe më pas tre prej tyre i janë afruar objektivit pranë zyrave të kompanisë.

Sapo Ardian Gjeloshi ka mbërritur tek dera e zyrës bashkë me ekonomistin Selman Mihana, autorët kanë hapur zjarr me automatik ndaj tyre. Ekonomisti i firmës, Selman Mihana mbeti i vdekur në vend ndërsa dy plumba kapën Ardian Gjeloshin i cili u transportua ne spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarje policia gjeti mbi 15 gëzhoja.

Dy janë pistat ku janë fokusuar hetimet e policisë. E para lidhet me konfliktet për shkak të firmës së inerteve ndërsa pista e dytë sipas policisë është ajo e hakmarrjes. Emra të familjes Gjeloshaj u lakuan në një ngjarje të rëndë te ndodhur në vitin 2002.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë