Friday, October 18, 2024

Gati për të shkruar sërish historinë, Shqipëria mposht Poloninë dhe prek me njërën këmbë ‘EURO 2024’

“Shqiponjat” gati për të shkruar sërish historinë. Shqipëria mposht me rezultatin e pastër 2-0 Poloninë dhe prek me njërën këmbë “Gjermani 2024”. Pa u shkelmuar ende topi i parë në “Air Albania” u shënuan disa incidente

Tifozët polakë sulmuan tifozët kuqezi duke hedhur stola, ndërsa mes tyre shihen forcat e policisë që përpiqen të ndajnë tifozëritë. Në fushë ndodhen edhe futbollistët kuqezinj të cilët ndalën stërvitjen. Policia hyri në fushë dhe vendosi kordon të dyfishtë.

Në minutat e para, Shqipëria pati një moment të mirë me Bajramin nga krahu i majtë, duke deportuar mirë dhe duke dhënë një top të rrezikshëm brenda zonës, por askush nuk ndodhej aty pranë.

Mrekullia ndodhi në minutën e 37 të ndeshjes. Asani mori topin në këmbët e tij magjike në krahun e djathtë të fushës, dhe nga një diagonale tepër e largët, goditi në mënyrë potenciale dhe e dërgoi në rrjetë duke bërë stadiumin “Air Albania” të çmendej pas atij goli tmerrsisht të bukur.

Një gol që do të mbahet mend gjatë në memoriet e çdo futbolldashësi në mbarë botën, dhe padyshim që do të cilësohet si më i bukuri i të gjithë fazës së eliminatoreve të “EURO 2024”.

Skuadra e drejtuar nga Silvinjo gjeti golin e qetësisë në minutën e 62. Mirlind Daku i sapofutur në fushën e lojës realizoi pas një aksioni nga e djathta e sulmit kuqezi. Kjo ishte ndeshja e tij e dytë me kombëtaren shqiptare dhe goli i parë që padyshim nuk do ta harrojë kurrë këtë moment në këtë ndeshje tepër të rëndësishme për skuadrën tonë.

Polakët u shfaqën të rrezikshëm që në minutën e 8. Zielinski lëshoi një gjuajtje drejt portës kuqezi, por gjeti të vëmendshëm Strakoshën. Në minutën e 21, Polonia kaloi në avantazh. Pas një goditje dënimi, topi shkoi në rrjetë falë devijimit të Kivior. VAR-i anuloi golin pas 3 minutash shqyrtim për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet e vetme në krye të Grupit E me 10 pikë, ndërsa Polonia mban vendin e 4 me 6 pikë. Në ndeshjet e ardhshme që do të luhen më 12 tetor, Shqipëria do të presë në “Air Albania” Çekinë, ndërsa Polonia do të luajë  në transfertë përballë Ishujve Faroe.

Standings provided by Sofascore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë