Klubi turk i futbollit, Galatasaray ka zyrtarizuar afrime të reja në kuadër të merkatos futbollistike.
Milot Rashica dhe Mauro Icardi janë dy futbollistët më të rinj që ka afruar skuadra turke.
Në komunikatën zyrtare, klubi bëri të ditur se Rashica do të përfitojë një pagë neto prej 1.5 milionë euro në sezon.
Ndërsa, Icardi do të paguhet shumë më pak, 750.000 euro në sezon. Kjo për faktin se argjentinasi do të huazohet këtë sezon nga PSG-ja.
Skuadra franceze do t’i paguajë Icardit nga buxheti i saj, 6 milionë euro.
Profesyonel futbolcu Milot Rashica ve kulübü Norwich City FC ile oyuncunun bedelsiz geçici transferi konusunda anlaşmaya varılmıştır.
Buna göre 2022-2023 sezonu için futbolcuya net 1.500.000 EUR ücret ödenecektir. pic.twitter.com/sIzBaQljfk
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) September 8, 2022