Barcelona pësoi një humbje dramatike ndaj Eintraht Frankurt në çerekfinalen e Ligës së Europës.
Spanjollët u mposhtën në stadiumin e tyre me rezultatin 2-3, teksa ndeshja e parë në Gjermani përfundoi në barazim 1-1.
Përveç humbjes, Barcelona u braktis edhe nga mbështetasit e saj, pasi në “Camp Nou” ishin të pranishëm mbi 20 mijë tifozë gjermanë në mbështetje të Frankfurtit, shkuan Sportskeeda.
Kjo shifër është shumë e lartë dhe shpeshherë dukej se ndeshja po luhej në Frankurt për shkak të atmosferës së jashtëzakonshme të krijuar nga gjermanët.
Frankfurti do të përballet në gjysmëfinale me anglezët e West Ham, ndërsa ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet ndërmjet Rangers dhe Leipzig.
Frankfurt celebrating with the 30,000+ traveling fans after their win at Barcelona 🤯
(via @Eintracht)pic.twitter.com/GRsKDrSlfi
— B/R Football (@brfootball) April 14, 2022