Friday, November 22, 2024

Foto/ Deputetja e Bashës kërcënon: Kush shkon në ‘Foltore’, suksese në jetë

Anëtari i Kryesisë së PD në Sarandë është kërcënuar sot nga deputetja e Lulzim Bashës, Ina Zhupa, për të cilën do flasim më vonë se çfarë “përfaqëson”, me largim nga Kryesia e PD nëse merr pjesë në ‘Foltoren’ e Sali Berishës.

Kërcënime të tilla duket se nuk kanë pasur asnjë efekt edhe në qytetet e tjera ku deputetë të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë.

Gjithçka ka ndodhur në grupin e WhatsApp-it të kryesisë së PD në degën e Sarandës.

Një prej anëtarëve të Kryesisë së degës lokale, Spiro Vaso ka njoftuar grupin se ditën e premte do të vizitojë qytetin e Sarandës lideri historik i PD, Sali Berisha i cili do të zhvillojë ‘Foltoren’ e radhës me demokratët, transmeton Syri Tv.

Mirëpo, mesazhi nuk i ka pëlqyer deputetes Ina Zhupa, e cila në formë kërcënuese i ka ‘uruar’ anëtarit të Kryesisë ‘suksese në jetë’, një term ky i përdor nga Ilir Beqaj i Edi Ramës, kur shkarkoi nga puna një anëtar të PS në Kukës, se nuk u paraqit në mbledhjen e partisë.

Për më shumë lexoni mesazhet:

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë