Deputetët e opozitës të cilët mbështesin Sali Berishën kanë krijuar sërish tensione në Kuvend, duke ofruar panoramën e “tymit dhe flakës” në Kuvend.
Pavarësisht kontrolleve nga Garda e Republikës, ata kanë arritur të fusin flakadanë në seancën plenare.
Flamur Noka u përjashtua nga seanca, por ai sërish ndezi flakadanë, duke e mbajtur atë përpara gardistëve, duke ua vështirësuar atyre shikimin.
Ai u ka vendosur flakën edhe disa letrave.