Një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët ditën e djeshme në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Sipas dyshimeve të para, dyshohet se shkak për zjarrin ishte një pajisje elektrike në katin e 9 të pallatit.
Këtë mëngjes, ekpertët dhe shërbimi zjarrfikës janë rikthyer në vendngjarje për të bërë një ekspertizë më të detajuar.
Administratori i pallatit dhe mjeku, pronari i apartamentit nga ku filloi zjarri, kanë deklaruar në polici se nuk kanë dijeni se pse është shkaktuar zjarri. Një pjesë e banorëve kanë qenë në pallat, në momentin që filloi zjarri.
Në pallat jetojnë 69 familje, ndërkaq mësohet se 12 apartamente janë djegur pjesërisht, nga flakët që kanë hyrë brenda nga fasada./abcnews.al