Thursday, September 12, 2024

Fitorja ndaj Polonisë, Sylvinho: Javë me rezultate të rëndësishme

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho është shprehur tepër i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Polonisë me rezultatin 2-0, në stadiumin “Air Albania”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sylvinho deklaroi se kjo javë ishte fantastike dhe me rezultate të rëndësishme.

Sipas 48-vjeçarit brazilian, 3 ndeshjet e mbetura do të luhen si finale.

“Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final. Forca Shqipëri”, shkruan Sylvinho në Instagram.

Me fitoren e arritur ndaj Polonisë, Shqipëria ngjitet e vetme në krye të Grupit E me 10 pikë.

Standings provided by Sofascore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë