Saturday, September 7, 2024

Festa ishte private dhe videoja nuk duhej publikuar, thotë kryeministrja e Finlandës

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka pranuar se ka bërë festë të shfrenuar pas publikimit të videove private, por tha se është e zemëruar që pamjet, të cilat shkaktuan kritika nga kundërshtarët politikë, u zbuluan në media.

“Këto video janë private dhe të filmuara në një hapësirë ​​private. Kam kërcyer dhe kam kënduarMë vjen keq që këto u bënë të njohura për publikun,” u tha Marin gazetarëve në Kuopio, Finlandë, shkruan CNN.

Pamjet tregojnë Marin dhe pesë persona të tjerë duke pozuar drejt një aparati fotografik dhe duke kërcyer.

Një tjetër video tregon kryeministren Marin në dysheme, duke kënduar drejt kamerës.

Pas publikimit të pamjeve të festës, deputetë të opozitës i kanë kërkuar kryeministres të bëjë testin e drogës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë