Thursday, November 21, 2024

Fëmijët vranë babanë/ Priten arrestime të tjera, dyshohet se bashkëshortja është iniciatorja kryesore për vrasjen dhe groposjen e 50-vjeçarit

Priten arrestime të tjera në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës. Policia e Durrësit po vijon me intesitet hetimet në lidhjen me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjës së ndodhur më datë 10 shkurt.

Burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime të forta që bashkëshortja e Pëllumb Metës dhe njëkohësisht nëna e tre fëmijëve të arrestuar, të jetë iniciatorja kryesore në vrasjen e 50-vjeçarit dhe asgjesimin e kufomës.

Blerina Meta është lënë qëllimisht e lirë nga policia për të zbuluar detaje të tjera që grupit të hetimit i nevojiten për të zbuluar të vërtetën.

Hetuesit po mbajnë në survejim me metoda speciale Blerina Metën.

“Nuk e besojmë që shkak për vrasjen të ketë qenë historia e fejesës. Ne mendojmë se diçka tjetër fshihet. Ata sakrifikuan kryefamiljarin që mos të dilte ai sekret nga gjiri i familjes. Po punojmë me intesitet, me metoda aktive dhe proaktive. Kemi dyshime të forta se indiciatorja kryesore e kësaj ngjarjeje të jetë Blerina Meta”, deklaruan burime nga grupi i hetimit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë