Kombëtarja shqiptare është nisur për në Hamburg, aty ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, më 19 qershor.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore, përpara përballjes me kroatët, e cila pritet të jetë vendimtare.
Shqipëria humbi ndeshjen e parë ndaj Italisë, me shifrat 2-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Nedim Bajramin, kampionët e Evropës e kthyen rezultatin.
Pavarësisht kësaj, goli i Bajramit hyri në histori, si goli më i shpejtë i shënuar në ndonjë kampionat evropian, vetëm në sekondën e 23.
Grupi B, i cilësuar si grupi i ferrit, kryesohet nga Spanja me 3 pikë, ndjekur nga Italia po me 3 pikë. Shqipëria dhe Kroacia renditen respektivisht në vendet 3 dhe 4, me zero pikë.