Wednesday, December 25, 2024

Erdogan kërcënon Greqinë: Do ta paguani shtrenjtë nëse na pengoni në Egje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi Greqinë se do të paguajë një çmim të lartë nëse vazhdon të pengojë planet turke në Egje.

Erdogan iu referua ngjarjes së javës së kaluar, kur sipas Ankarasë, raketat greke tokë-ajër të llojit “S-300”, të vendosura në Kretë, iu drejtuan avionëve luftarakë turq, veprim të cilin ai e quajti një “akt armiqësor”.

Nga ana e saj, Athina zyrtare ka mohuar pretendimet e Turqisë, duke garantuar se raketat “S-300” nuk ishin drejtuar ndaj avionëve turq “F-16”.

“I bëj thirrje Greqisë që të shohë historinë. Nëse shkoni më tej do të paguani një çmim të lartë”, deklaroi Erdogan në një miting.

Turqia insiston gjithashtu se Greqia po vendos trupat e saj në ishujt e detit Egje, duke shkelur traktatet e paqes të nënshkruara pas Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore.

Në fjalën e tij, Erdogan akuzoi Greqinë se po pushton ishujt. “Kemi vetëm një fjalë për Greqinë: Mos harroni Izmirin”, tha presidenti turk, duke iu referuar fundit të pushtimit grek, pasi forcat turke hynë në qytetin që shtrihet në bregun e Egjeut në vitin 1922.

Me tone agresive, Erdogan shtoi se pushtimi i ishujve nuk do ta ndalojë Turqinë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë