Një sasi lënde narkotike, kanabis është kapur në doganën e Kapshticës këtë të mërkurë.
Sipas informacioneve paraprake, është arrestuar shtetasi Romi Tarusha.
Në automjetin tip “Benz” me targa të huaja të drejtuar prej tij, janë gjetur 8 pako të mbështjella me kanabis.
Ai u kap nga Policia e Kapshticës, ndërsa u arrestua dhe aktualisht ndodhet në drejtori për të dhënë deklarime.
Dyshohet se ai do ta dërgonte drogën në Greqi.