Ibsen Elezi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elezi ka falenderuar ata të cilët e votuan, gazetarët si dhe stafin e tij që u angazhua në procesin zgjedhor.
Elezi ka deklaruar se nuk do të vijnë ditë më të mira nëse njerëzit nuk angazhohen, teksa shtoi se ata të cilët servilosen apo presin marrëveshje për ndarjen e karrigeve, nuk i shërbejnë të ardhmes së këtij vendi.
Në postimin e tij, Elezi nuk e ka përmendur rivalin e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe nuk e ka uruar për fitoren.
Berisha rezultoi fitues në zgjedhjet e 2 majit, duke marrë drejtimin e Partisë Demokratike, 9 vite pas dorëheqjes së dhënë në 2013-ën.