Policia ka zbarkuar në Lalëz, në vilën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha.
Ardhja e përfaqësuesve të Drejtorisë së Hetimit dhe të Krimit Ekonomik, vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për sekuestron e 16 pasurive të Malltezit, ku një ndër to është edhe vila në Lalëz.
Akuzat e ngritura:
Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.