Saturday, September 7, 2024

“Diaspora, zgjatim i kulturës dhe identitetit”, Begaj: Shqiptarët jashtë vendit të kenë të drejtën e votës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi se diaspora është zgjatim i kulturës dhe indetitetit të shtetit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Tretë për Diasporën, Begaj u shpreh se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duhet të kenë të drejtën e votës, nga aty ku jetojnë.

“Shqipëria është një vend gjeografikisht i vogël, por ju i keni dhënë një shtrirje globale shumë më të madhe se përmasat e saj. Sot komunitetet e shqiptarëve që gjenden edhe në vendet më të largëta të botës mishërojnë mbi të gjitha shpirtin e lirë të shqiptarit. Sot qindra mijëra shqiptarë të diasporës janë shndërruar në histori suksesi. Diaspora është promotorja më eficiente e kulturës dhe identitetit tonë, kartvizita e shqiptarisë në botë. Ju, në rrugën tuaj të mbushur me sakrifica, nuk e keni harruar kurrë Shqiperine. Secili, sipas mundësive ka dhënë gjithmonë një kontribut për kombin.

Shqipëria nuk e ka luksin ta neglizhojë diasporën. Nuk duhet ta shohim atë si pjesë të shkëputur, por si zgjatim të natyrshëm të kulturës dhe identitetit tonë. Historia na mëson se vendi ynë vetëm ka përfituar nga bijtë e saj jashtë. Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri. Ata duhet të votojnë, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses.

Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtëpërdrejtë të konfigurimit politik e administrativ në Shqipëri. Së dyti, diaspora duhet të këtë përfaqësim politik që do t’i japē zë prioriteteve të shqiptarëve jashtë vendit. Të gjithë këto janë procese që nuk mund të përmbushen sa hap e mbyll sytë, por nuk janë objektiva të paarritshëm dhe mbi të gjitha janë nisma të domosdoshme që ne si shqiptarë të jemi bashkë edhe pse larg.”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë