Thursday, November 21, 2024

Dha para për të blerë vota, arrestohet kandidati i LSI-së për deputet

Policia e Tiranës ka arrestuar kandidatin për deputet të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Etion Joka, i cili akuzohet për korrupsion aktiv. Ai ishte shpallur në kërkim para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët është publikuar një video ku Joka shfaqej duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Me zë në një video të publikuar ish-kandidati u shfaq teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë