Saturday, July 27, 2024

Demontimi i municioneve, Mediu: Ministri nuk merret me kalibrat, s’kam ushtruar ndikim te askush

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur pas seancës së mbajtur këtë të enjte për tragjedinë e Gërdecit, ndodhur në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona.

Mediu u shpreh urdhri për demontimin e municioneve vjen vetëm nga ministri i Mbrojtes, sipas ligjeve dhe VKM 617 të ish kryeministrit, Fatos Nano.

Sipas tij, ministri nuk merret me kalibrat dhe mohoi që të ketë ndikuar apo shtruar presion për demontim të municioneve.

“Shkresa 4044 është urdhri për demontimin e municioneve, dhe urdhrat për demontimin i bën vetëm ministri i Mbrojtjes, sipas ligjeve dhe VKM 617 të qeverisë Nano.
VKM-ja e qeverisë Nano ka 109 mijë tonë municione për të demontuar që janë rrezik për sigurinë dhe kërkesë e NATO-s dhe BE. Ministri ka detyrën të zbatojë vendimet e Këshillit të Ministrave, nuk është marrë as me kalibrat, ka një rregullore në ministri, nuk di të kem komunikuar, por kemi patur disa ngjarje të rënda në atë periudhë, Dhëmblani, Gramshi.

Ministri nuk është marrë me kalibrat. Unë nuk di të komunikoj urdhër. Deri në 2012, ne duhet të bënim demontimin e municioneve sipas marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, ka mbaruar në 2013. Ministri nuk ka kërkuar dhe nuk ka ndikuar te askush. Më gjeni nëse kam thën apo kam dërguar ndonjë shkresë. Nuk ka ndikuar dhe nuk kam vepruar asnjëherë. Ministri i Mbrojtjtes nuk është ushtarak, ministri nuk njeh kalibra, janë rregulla që e përcaktojnë për funksionimin penal”, theksoi Mediu ndër të tjera.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë