Saturday, June 28, 2025

De Ligt zyrtarisht te Bayern Munich, kontratë 5-vjeçare për mbrojtësin holandez

Futbollisti holandez, Matthijs de Ligt është tanimë zyrtarisht lojtar i Bayern Munich.

Mbrojtësi 22-vjeçar, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore, është prezantuar sot  si blerja më e re e kampionëve të Gjermanisë.

Përmes një komunikate zyrtare, Juventusi bëri të ditur se lojtari ishte transferuar për 67 milion euro që i paguheshin me këste në katër vite.

Ndërsa, 10 milionë euro të tjera do të përfitoheshin nga bonuse të ndryshme të vendosura në marrëveshje në bazë të arritjeve të futbollistit.

“Jam i lumtur që bëhem lojtar i këtij klubi të madh. Bajerni është klubi me më shumë suksese në Gjermani, një nga klubet me më shumë suksese në Europë dhe në botë”, ishin fjalët e para të de Ligt.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë