Dalin pamjet teksa makina e Lulzim Bashës është futur në godinën e SPAK, ku kreu i PD-së së vulës, po merret në pyetje nga prokurorët belgë për cështjen e famshme të parave të ngarkuara në “Toyota Yaris”. Makina e Bashës është futur në hyrjen e pasme të godinës së SPAK për t’iu shmangur mbase edhe syrit të mediave.
Prej tri ditësh grupi i prokurorëve belgë ndodhen në Tiranë për hetimet e nisura katër vite më parë për ngarkesën me miliona euro që mbërriti në vendin tonë nga porti i Durrësit.
Lulzim Basha e paralajmëroi këtë ngarkesë gjatë fjalës së tij në Kuvend disa ditë më parë se paratë të mbërrinin.
Ndërkohë burime nga SPAK thonë se kreu i opozitës së vulës nuk është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, por është në SPAK për llogari të prokurorëve belgë.