Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur pasditen e së premtes në selinë blu.
Mbledhja ka filluar me një minutë heshtje në nder të ish-presidentit Bujari Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Në fjalën e tij, kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka propozoi që Nishani të shpallet kryetar nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe u miratua nga anëtarët e pranishëm.
“Propozoj që për të gjithë kontributin në Partinë Demokratike dhe për faktin që ka qenë kryetari i parë i Këshillit Kombëtar, zoti Bujar Nishani të shpallet kryetar nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike”, tha Paloka.
Ditën e djeshme, Nishani u përcoll për në banesën e fundit teksa 2 qershori u shpall ditë zie kombëtare.
Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.
Ai ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017, dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveri, si ministër i Brendshëm e ministër i Drejtësisë.