Armando Broja u aktivizua në fitoren që Çelsi arriti ndaj Evertonin me shifrat 0-1 ditën e djeshme, në ndeshjen e parë të kampionatit anglez.
Tekniku gjerman, Tomas Tuhel i dha minuta sulmuesit të Kombëtares shqiptare në pjesën e dytë.
Broja u fut në lojë në minutën e 75-të të sfidës, ku në minutat që qëndroi në fushë rrezikoi dhe portën e Evertonit me anë të një tentative me kokë në minutat e fundit të sfidës.
20-vjeçari ka qenë i lidhur me një transferim te skuadra tjetër londineze e Uest Hemit, por Tuhet vendosi që ta mbajë shqiptarin në skuadër.