Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku dy persona janë ekzekutuar brenda një automjeti tip ”Audi A8”.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se viktimat, janë qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, teksa automjeti po qëndronte në semafor.
Në këtë moment, disa persona të cilët po qëndronin në një tjetër automjetm dhe paralel me ”Audi-n”, kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt dy personave.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave dhe të autorëve të kësaj ngjarjeje, teksa policia po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.