Sunday, May 19, 2024

Blerina Bala komandohet në krye të Bashkisë së Himarës

Blerina Bala është komanduar në krye të Bashkisë së Himarës. Bala u zgjodh me miratimin e Këshillit Bashkiak, pas arrestimit të Jorgos Goros, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryetarit në detyrë.

Krahas këshilltarëve të PS, në votim morën pjesë edhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë, të Berishës e Metës, Fuat Mati dhe Timoleu Gërlluqi, si edhe këshilltari i PD zyrtarë të Lulzm Bashës Aleks Llazari.

Për shkak të konfliktit të interesit nuk mori pjesë në votim, këshilltari i AAK, Artan Bala, bashkëshort i kryetares së komanduar të bashkisë Himarë.

Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak u shoqërua me tensione. Me mbërritjen Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe prefektit të qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo. Ishin mbështetësit e Fredi Belerit dhe Sali Berishës, ata të cilët krijuan kaos për ta penguar zhvillimin e saj.

Për këtë arsye, u vendos që mbledhja të shtyhej me një orë dhe të zhvillohej në Bashkinë Himarë, aty ku Këshilli Bashkiak komandoi Blerina Balajn në krye të bashkisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë