Wednesday, June 7, 2023

Biden dhe Scholz dënojnë përpjekjet e Moskës për aneksimin e territoreve ukrainase

Must Read

Presidenti amerikan, Joe Biden zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Dy udhëheqësit dënuan sërish përpjekjet për aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia, si dhe shprehën përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për ta mbajtur Moskën përgjegjëse, për ato që i quajtën veprime brutale të saj.

Gjithashtu, ata shprehën angazhimin e vendeve të tyre për t’i ofruar siguri e ndihmë ekonomike Ukrainës.

Temë e diskutimit mes presidentit Biden dhe kancelarit gjerman Scholz ishte edhe Ballkani Perndimor.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë popullit më 30 shtator, se Rusia i ka tashmë katër rajone të reja.

Sipas tij, banorët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia – Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson – e kanë marrë vendimin e tyre.

Ai ka nënshkruar dokumentet e aneksimit dhe ka emëruar liderët rusë në të katër territoret ukrainase

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img
Latest News

Cardi B Deletes Instagram After Social Media Backlash Over Her Historic Grammys Win

 The main thing that you have to remember on this journey is just be nice to everyone and always...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img