Friday, November 22, 2024

Berisha shpalli datën/ Bardhi: Basha nuk ka thënë që nuk do ketë Kuvend Kombëtar të PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka thënë që nuk do ketë Kuvend Kombëtar të partisë.

I ftuar në “Intervistën me Merita Haklaj”, në A2CNN, Bardhi tha se ajo që ka thënë Basha është se nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar ku do të diskutohen vendimet e qeverisë amerikane dhe se nuk duhet keqkuptuar.

Gazment Bardhi:Ajo që ka thënë zoti Basha, për të mos u keqkuptuar, është që nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar ku do të diskutohen vendimet e qeverisë amerikane. Kuvend Kombëtar Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë sa herë që të ketë çështje statutore për të diskutuar. Pra nuk bëhet fjalë këtu për shkrirjen e Kuvendit Kombëtar. Nuk dua të flas në paradhënie për këtë çështje. Deri në momentin që flasim, si sekretar i përgjithshëm, nuk kam administruar asnjë kërkesë për mbledhje të Kuvendit Kombëtar. Cilido që kërkon mbledhjen e organeve të partisë duhet t’i drejtohet sekretarit të partisë, i cili ndjek hapat e nevojshme. Në rastin e Kuvendit Kombëtar do të duhet të ketë një vendim të kryesisë së partisë.”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë