Tuesday, March 11, 2025

Berisha: Rama ka shkalluar për shkak të laptopit të Agaçit dhe dosjes McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në sallën e parlamentit, deklaroi se, aktet normative të sjella nga qeveria për shtyrjen e dokumenteve të identifikimit për emigrantët, janë diskriminuese. Sipas kryedemokratit Berisha, afati i skadimit të dokumenteve biometrike duhej që të shtyheshin edhe për shqiptarët brenda Shqipërisë.

Ndërsa duke akuzuar Edi Ramën, Berisha u shpreh se, gjuha e tij është si ‘gjuhë qenefi’ që çfarë nuk nxjerr nga goja.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi rikthimin e Edi Ramës në parlament, por sipas tij, janë dy arsye madhore janë që nuk vjen Rama në parlament.

“Së pari, ku është Sekretari juaj i Përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçio që dhuron edhe 30 hektarë? Ku e keni?  A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur Sekretari i Përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni e thoni se është në spital? Madje një ditë kur unë thashë se është arratisur, përhapni thashethemin se është në intubim’.

Dhe arsye e dytë që Edi Rama nuk vjen në parlament është dosja ‘McGonigal’.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë