Saturday, June 28, 2025

Berisha: Ishte vetëm aksioni i parë. Kemi 77 mënyra të mosbindjes civile për të paralizuar narkoshtetin

Një ditë pas protestës së mosbindjes civile, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, falënderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë. ‘Mbrëmë dhatë leksionin më të mirë se çfarë është opozita! Pa zgjedhje të lira, Shqipëria nuk ka paqe’, theksoi kreu i PD-së gjatë fjalës së tij.

Gjatë fjalës së mbajtur para gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të pranojë qeverinë teknike sepse javët në vazhdim do të jenë edhe më të ashpra për të. ‘Krijo qeverinë teknike sepse javët që vijnë mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin tënd’, nënvizoi kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Për liderin e opozitës Sali Berisha, mosbindja civile do të vazhdojë dhe ka mënyra të shumta që të realizohet. ‘Kemi 77 mënyra të mosbindjes civile për të paralizuar narkoshtetin!’, tha Berisha. Kreu i PD-së nuk la pa nënvizuar edhe faktin se mediat botërore shkruan për Shqipërinë. ‘Mediat e gjithë botës i kanë bërë jehonë guximit të opozitës’, theksoi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, deklaroi se, mosbindja civile do të përshkallëzohet. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos dëgjojnë papagajtë e qeverisë që bëjnë opozitën e opozitës.

Mosbindja civile është një dhe e vetme e nuk ka plan ‘B’. Deklarata u bë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët. Kryedemokrati u shpreh se, do të nisë një fushatë masive që miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, të informohen për realitetin në Shqipëri, pasi ata janë të dezinformuar.

I pyetur nga gazetarët nëse është si opsion në tryezën e opozitës, bojkoti i zgjedhjeve parlamentare të 2025, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh qartë: Kurrë. Sipas tij, Partia Demokratike po shkon drejt një fitore të merituar të saj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë