Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me investimin në Portin e ri turistik të Durrësit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama po përvetëson truallin e portit, që vlen 3 miliardë euro.
Sipas tij, kjo është një aferë gjigande e cila do të sjellë pasoja strategjike për Shqipërinë.
“Edi Rama, pa asnjë konsultë paraprake, me qytetarët e Durrësit, me grupe interesi dhe me asnjë njeri tjetërm përveç xhepit dhe llogarive të tij, defakto po shndërron Portin e Durësit në Dubain e familjes së tij. Afera e Portit të Durrësit, gjer sot është afera korruptive më gjigande në Evropë. Informoj qytetarët shqiptarë, se nga ky vendim korruptiv, anti-ligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij, përvetësojnë mbi 1 milion metër katror truall për ndërtime, baraz me 3 miliardë euro.
Në këtë aferë, me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe të rolit të saj strategjik në transportin në BE dhe NATO-n, Edi Rama parashikon investimin rreth 2 miliardë euro në atë që quhet marinë turistike”, theksoi Berisha.