Thursday, July 31, 2025

Berisha: 44 mijë anëtarë të gatshëm për beteja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është drejtuar demokratëve me tone motivuese, duke u thënë se duhet të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës.

Berisha thotë se 44 mijë anëtarë të PD janë gati për ‘beteja’, teksa thekson se ‘regjimi’ i Edi Ramës është ‘kalbësirë’ dhe se mund të largohet nga qeveria.

44 mijë anëtarë të PD presin nga ne të kundërshtojmë politikën antikombëtare të Edi Ramës. Ata janë të gatshëm për beteja, presin vetëm udhëheqjen tuaj. Pse rithemeluan anëtarët PD? Sepse ata ndjejnë dhimbje të madhe, dëshpërim të thellë kur shohin kombin të shpërbëhet çdo ditë. Betejë, drejtim, betejë për interesin kombëtar!

S’ka mision më të madh sesa të ngrihemi dhe t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Ata që mendojnë se  është regjim i fortë, gabojnë. Është e vërtetë që ka para korrupsioni, që vret njerëz në komisarit, por e vërteta tjetër më e madhe është që ky regjim është kalbësirë’,- theksoi në fjalën  e tij në Këshillin Kombëtar, kreu i PD-së Sali Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë