No menu items!

BE diskuton sot për tensionet në Kosovë, Borell: Palët t’i kthehen dialogut

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur rreth tensioneve në veri të Kosovës para fillimit të takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Në një deklaratë për mediat, Borrell u shpreh se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar, pasi nuk është mënyra për të kërkuar procesin e normalizimit në të cilin ata janë të angazhuar.

Sipas tij, situata në veri të Kosovës mbetet shqetësuese dhe kjo është arsyeja se pse ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot.

“Ne menduam se gjërat u tejkaluan pas marrëveshjes, por edhe një herë serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me shumë telashe në rrugë, bllokim të rrugëve, madje edhe duke hedhur granata trullosëse ndaj policëve tanë. Kjo nuk është e pranueshme. E di që të dy palët janë të gatshme të de-eskalojnë situatën dhe po iu bëj thirrje të dyja palëve ta bëjnë këtë. Unë kam qenë në kontakt me kryeministrin Kurti, ndërsa Miroslv Lajçak ishte në kontakt me presidentin Vuçiç në Serbi.

Kjo dhunë dhe këto çrregullime të rendit publik nuk mund të lejohen. Ata duhet t’i kthehen dialogut; duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar, për të krijuar bllokada; nuk është mënyra për të arritur marrëveshje; nuk është mënyra për të vazhduar bisedimet; nuk është mënyra për të kërkuar zgjidhje; nuk është mënyra për të kërkuar procesin e normalizimit në të cilin ata janë të angazhuar”, tha ai.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiçit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA