Friday, November 22, 2024

Basha: Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e sheh Vettingun në politikë si të vetmen rrugë që Shqipëria të pastrohet nga korrupsioni.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shprehet se Shqipëria është e kapur nga korrupsioni, ndërsa mirëqenia e qytetarëve zvogëlohet gjithnjë e më shumë.

Basha bën thirrje që politika duhet të pastrohet nga ata persona të cilët janë pasuruar në kurriz të shqiptarëve, e këtë sipas tij, e mundëson Vettingu në politikë.

Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë Vetting në politikë”, shkruan Lulzim Basha në Twitter. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë