Friday, November 22, 2024

Basha: Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti qëndrimin e tij për vettingun në politikë, duke e cilësuar si zgjidhjen e vetme për të ulur korrupsionin në vend.

Sipas Bashës, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë në mënyrë që vendit t’i hapet rruga drejt Bashkimit Europian.

Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së,”, shkruan Basha në rrjetin social, Twitter.

Partia Demokratike ka kërkuar Vettingun e politikanëve, që sipas tyre duhet që të kryehet nga SPAK për rreth 200 figura të rëndësishme të shtetit, përfshirë presidentin dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, po ashtu edhe për  të zgjedhurit e popullit në Kuvend.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë