Friday, May 9, 2025

Basha mbledh sot Grupin Parlamentar të PD, çfarë pritet të ndodhë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë mesditën e sotme Grupin parlamentar të forcës politike që ai drejton.

Lajmi bëhet i ditur për nga gazetari Osman Stafa, i cili njofton se mbledhja e Grupit të Partisë Demokratike do të nisë në orën 13:45.

Ndërkohë, më herët, në orën 12:45, kryedemokrati Basha do të presë në zyrë zv.kryeministren, njëherësh dhe ministre e Jashtme, e Kosovës, Donika Gërvalla.

Partia Demokratike po kalon një periudhë të vështirë, nga humbja e zgjedhjeve të25 prillit, te përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lideri historik i të djathtëve, ka ndërmarrë një aksion në të gjithë vendin, ku kërkon shkarkimin e Bashës si kryetar i PD.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë