Sunday, December 22, 2024

Basha i përgjigjet Berishës për “Toyota Yaris”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u është përgjigjur akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha për dosjen “Toyota Yaris”, deklarata të cilat i konsideron “trillime njësoj si të kundërshtarit politik”.

Në Twitter, kryedemokrati ka shkruar se të njëjtat akuza si Sali Berish sot, ia ka bërë javën e kaluar Kryeministri Edi Rama.

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjia ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”, shprehet Lulzim Basha.

Nga “Foltorja” me demokratët e Burrelit, ish-Kryeministri Sali Berisha i kërkoi Lulzim Bashës të japë dorëheqjen, pasi sipas tij është i përfshirë në dosjen e “Toyota Yarisit”. Berisha tha se Basha po mbahet peng nga Kryeministri Rama me këtë aferë, ndaj e ftoi të sqarojë demokratët nëse ka ndarë para me kreun e grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë