Friday, November 22, 2024

Atentati në Laç/ Artan Hoxha: Xhelal Reçin e ekzekutoi një person i fuqishëm

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka deklaroi se pas vrasjes së Xhelal Reçit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në qytetin e Laçit, fshihet një person dhe grup i fuqishëm.

I ftuar në studion e ‘AbcNews’, Hoxha, pa përmendur emra tha se është kostoja e këtij atentati që përcakton dhe fuqinë e grupit kriminal e që në rastin konkret, sipas tij, është e lartë.

Hoxha shtoi se ‘Kurbini’ preferon që të mos bashkëpunojë me Policinë e Shtetit dhe që t’i zgjidhë vetë të gjitha telashet.

Artan Hoxha: “Zona e Kurbinit ka një mënyrë krejt tjetër. Nuk janë bashkëpunues me policinë, përpiqen ti zgjidhin vetë, edhe kur dikush kapet nuk tregon. E kuptoj që edhe dëshmitarët aty e kanë shumë të vështirë. Nuk janë të prirur për të dhënë informacion autoriteteve, nuk e bën. Ky është rreziku i kësaj historie sepse çon në zinxhir vrasjesh. Viktima ka qenë edhe në moshë vitale, merrej me bizneset. Familja nuk ka pasur probleme financiare, kanë jetuar mirë, prandaj ka lënë punën në polici ai.

Ky është një element që dëshmon se ngjarja nuk vjen për motive materiale. Kush fshihet? Të realizosh këtë lloj atentati ka një kosto. Nga kostoja shkojmë te kush mund të realizojë. Një që ka një problem të thjesht nuk harxhon aq shumë lekë. Ka një kosto për autorët. Këtë lloj atentati nuk e bën dot çdo njeri. Dikush i fuqishëm, që ia mban xhepi, që është i motivuar, ata vrasësit vjet që e ndoqën 20 km, ndryshe do të kishim viktimë që vjet,”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë