Disa punonjës të firmës së inerteve në fshatin Gurëz të Kurbinit janë marrë në pyetje nga policia, në lidhje me ngjarjen e rëndë të së shtunës, ku pas një atentati, humbi jetën ekonomisti Selman Mihana dhe u plagos pronari i subjektit, Ardian Gjeloshi.
Punonjësit ishin prezent gjatë atentatit, ndërsa mësohet se atentatorët ishin 4 persona të cilët kanë ndaluar veturën te porta e firmës.
Tre prej tyre i janë afruar objektivit pranë zyrave të kompanisë. Ende janë të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje, ku dhe prokuroria po heton në disa pista në konfliktet e pornarit te firmes se inerteve Gjeloshi, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Sapo Ardian Gjeloshi ka mbërritur tek dera e zyrës bashkë me ekonomistin Selman Mihana, autorët kanë hapur zjarr ndaj tyre. Në vendin e ngjarje policia mblodhi mbi 15 gëzhoja.