Thursday, May 8, 2025

Atentati në Fier dhe grabitja në Krujë, presidenti Meta: Të arrestohen autorët

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar ashpër në lidhje me situatën e rendit në vend, pas ekzekutimit në Fier të 57-vjeçarit Demir Baçka, dhe grabitjes së banesës së biznesmenit Nazmi Çangu, në Nikel të Krujës.

Sipas Metës, këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Ndër të tjera, Meta u bëri thirrje të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë.

”Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës. Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale.”, shkruan Meta në rrjetin social, Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë