Sunday, June 29, 2025

Atentat me dy viktima në Vlorë

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një atentati të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Benz” në autostradën Fier-Vlorë.

Dy viktimat ndodhen ende brenda automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Mësohet se ndaj dy personave është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.

Atentati i sotm, vjen pas dy vrasjeve të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës.

Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë