Thursday, November 21, 2024

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.

Rezoluta u mbështet nga 143 vende, ndërsa 35 shtete – përfshirë Kinën dhe Indinë – abstenuan, shkruan BBC.

Si dhe Rusia, katër vende e refuzuan votimin, përkatësisht Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria dhe Nikaragua.

Edhe pse simbolike, ishte numri më i lartë i votave kundër Rusisë që nga pushtimi.

Javën e kaluar, në një ceremoni madhështore në Kremlin, Presidenti Vladimir Putin nënshkroi dokumente për t’i bërë rajonet lindore të Ukrainës Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson pjesë të Rusisë.

Marrëveshjet u nënshkruan me udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve dhe erdhën pas referendumeve të vetëshpallura në zonat që u denoncuan si “mashtrim” nga Perëndimi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë