Arrestohet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Pas vënies në pranga, Meta do të dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Ish presidenti u arrestua ndërsa po shkonte në selinë e partisë së tij.
Zyra e shtypit kishte njoftuar një dalje për mediat të Ilir Metës, në orën 13:40. Ka qenë BKH e cila ka kryer arrestimin e kreut të PL, i cili po udhëtonte me makinën e tij.