Thursday, November 21, 2024

Armatimi i konfiskuar, Sveçla: Po qartësohet plani i Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

Pas operacionit të sotëm të bastisjes në veri të Kosovës, ku policia ka konfiskuar një sasi të armatimit, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se armatimi i sekuestruar deri tani zbardh planin e Serbisë për aneksimin e veriut.

Sveçla, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se “vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë”.

“Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë.

Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë.

Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës”, shkruan Sveçla në Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë